Protezat e lëvizshme zëvendësojnë një pjesë ose të gjithë harkun dentar dhe mund të hiqen dhe vihen nga pacienti me qëllim kryerjen e higjenës së përditshme.
Protezat e levizshme ose Klasike mund të jenë:
– të pjesëshme: të fiksuara nëpermjet disa ganxhave tek dhëmbët natyral ose implante, dhe zakonisht kanë një skelet metalik nga marrin dhe emrin të skeletuara. Prania e lidhjeve metalike siguron një qëndrueshmëri më të lartë dhe funsksion mastikator më të mirë.
– totale: në mungesë të dhëmbëve apo rrënjëve natyrale, proteza totale rezinë zëvendësojnë një ose të dy harkadat dentare duke u mbështetur vetëm në mukozat dhe kockën e nofullave të pacientit.
Edhe pse qëndrueshmëria e këtyre protezave kompromentohet nga rezorbimi gradual i kockave (aq sa mund të kërkoj edhe ribazime të përsëritura nga dentisti) dhe forca kafshuese është më e vogël krahasuar me zgjidhje të tjera protetike, protezat totale paraqesin edhe sot një zgjedhje ekonomike dhe jo shumë të komplikuar për të rivendosur funksionin oral të pacientit. Përdorimi i materialeve inovative (rezinë dhe qeramik) garanton qëndrueshmërinë funksionale dhe estetike të rezultatit.