HomeEstetika Dentare

ESTETIKA DENTAREFaseta Dentare

Çfare jane Fasetat ?

Ato janë proteza qeramike të testuara,të prodhuara dhe të çertifikuara nga laboratorët . Fasetat Dentare janë te çimentuar në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit duke përdorur një çimento me rezistencë shumë të lartë.

ESTETIKA DENTARECilat jane hapat e vendosjes se Fasetave ?

– Vizita e parë: Kryhet higjiena profesionale orale kryen grafitë intraorale dhe ekstraorale të pacientit dhe merren masat për të bërë Fasetat e Përkohshme.
– Vizita e dytë: Bëhet anestezia lokale dhëmbët përgatiten me frezë të kalibruar që heqin deri në 0.5 mm smaltit në pjesën e përparme dhe skajin inciziv. Procedura vijon me marrjen e masave për Fasetat Definitive dhe bëhet cementimi i provizorëve. Në fazën e përkohshme është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos kafshoni ushqime të forta ose ngjitëse , sepse rritet mundësia për një dëmtim të fasetave.
– Vizita e tretë dhe e katërt: Provohen te gjitha fasetat dentare dhe çimentohen.

https://ykm.al/wp-content/uploads/2022/09/zbardhimi-i-dhembeve.jpg

Keni nevojë për më shumë informacion ? Na shkruani në Whatsapp,ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur!

ESTETIKA DENTAREZbardhimi I dhëmbëve

Një nga degët e stomatologjisë gjithashtu merret me zbardhjen e dhëmbëve. Zbardhimi i dhëmbëve mund të kryhet në mënyra të ndryshme. Në klinikën tonë zbardhimi kryhet duke perdorur pajisje me dritë blu me intensitet të lartë për të aktivizuar xhelin e perdorur në dhëmbë. I gjithë trajtimi kryhet gjatë një seancë të vetme dhe garanton zbardhimin perfekt.

KontaktInfot e kontaktit

Orari i Punës

Hënë-Premte: 08:00–20:00
E Shtunë: 08:00–18:00