Të rikthesh buzëqeshjen nuk është thjesht një çështje estetike, por një revolucion personal. Në YKM Dental, besojmë se çdo pacient meriton të ndihet i veçantë, i mirëpritur dhe i sigurt. Me ne, ju nuk po zëvendësoni thjesht një dhëmb, por po ndërtoni besimin për të përballuar jetën me buzëqeshjen që gjithmonë keni ëndërruar.
Çfarë është një implant dentar?
Një implant dentar është shumë më tepër se një zëvendësim i thjeshtë. Është një shtyllë titani ose zirkoni që integrohet në mënyrë perfekte me kockën, duke u bërë baza për një dhëmb të ri natyral. Përbëhet nga:
Rrugëtimi drejt buzëqeshjes suaj të re
Në YKM Dental, çdo trajtim është një udhëtim që fillon me besimin dhe përfundon me një buzëqeshje të qëndrueshme. Nga diagnoza tek shërimi, një buzëqeshje shkëlqimi:
Pse të zgjidhni YKM Dental?
Ne nuk jemi një klinikë e zakonshme dhe nuk jemi një klinikë me çmime të ulëta. Jemi një qendër ekselence ku cilësia, siguria dhe kënaqësia janë në vendin e parë. Ja çfarë na bën unikë:
Avantazhet e një implanti dentar
Premtimi ynë
Në një botë ku gjithçka duket e shpejtë dhe impersonale, ne zgjedhim të kujdesemi për ju, me vëmendje, empati dhe profesionalizëm. Me YKM Dental, buzëqeshja juaj nuk është thjesht një objektiv, është një premtim. Nga diagnoza tek shërimi, një buzëqeshje shkëlqimi.
Trajtimi
Falë veprimit të rrezes lazer, është e mundur që përmes këtij trajtimi të lëmohet lëkura, të zgjerohen kapilarët dhe t’i rikthehet tonusit dhe qëndrueshmërisë lëkurës. Kjo teknikë mundëson trajtimin e rrudhave, zvogëlimin dhe eliminimin e shenjave të akneve, kryerjen e një trajtimi fytyre me efekt lifting për t’i dhënë ton më të madh lëkurës dhe trajtimin e njollave kafe si në fytyrë ashtu edhe në duar. është e mundur edhe trajtimi i melasmës.
Faza e parë: është ajo kirurgjikale ku vendoset implanti në kockën e gojës. Kjo ndodh nëpërmjet vidës së vogël të përbërë nga titani e cila vendoset në vendin aty ku mungon dhëmbi natyral. Ndërkohë që kocka shërohet ajo rrethon implantin duke u fiksuar më fortë në të. Procesi i shërimit mund të zgjasë 3—4 muaj në varësi të nofullës ku ndodhet.
Faza e dyte: është pjesa protetike. Pasi implanti është bërë njësh me kockën, një pjese lidhëse e quajtur abutment vidhoset në të. Kjo pjese lidhëse është përgjegjëse për mbajtjen e dhëmbit të porcelanit mbi implant. Për të bërë dhëmbin e ri, dentistit i duhet të marrë masën e dhëmbit të pacientit, e për të vijuar pjesën tjetër të proçedurës në laborator. Në fund dhëmbi i porcelanit fiksohet me vidë apo me ngjitje mbi abutment duke u siguruar juve një ngjashmëri perfekte me dhëmbet tuaj.
Hën-Pre: 08:00–20:00
E Shtunë: 08:00–18:00
Telefon